• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fiç: Rezervat devizore më të larta për 270 milionë euro, sektori bankar është i qëndrueshëm

Fiç: Rezervat devizore më të larta për 270 milionë euro, sektori bankar është i qëndrueshëm

 Shkup, 15 prill 2023 (MIA) - Ekonomia e Maqedonisë së Veriut tregoi rezistencë ndaj goditjeve globale. Stabiliteti makroekonomik është ruajtur, mbështetur nga vendosja e  qëndrueshme e politikave dhe stabiliteti afatgjatë i kursit devizor. Edhe krahas presioneve nga çmimet e importit të energjisë mbi deficitin tregtar, në vitin 2022 rezervat devizore shënuan rritje prej 270 milionë eurosh, janë pjesë e konkluzioneve për pjesën monetare të raportit të agjencisë  për rejting kreditor “Fiç”, ku po përmirësohet pamja e rejtungit kreditor në vend, në BB+ me një pamje të qëndrueshme.

 "Me këtë rezervat devizore edhe më tej mbeten në një nivel që, sipas standardeve ndërkombëtare, është i mjaftueshëm për mbështetjen e strategjisë të kursit të qëndrueshëm devizor. Sektori bankar është i qëndrueshëm dhe nuk është prekur nga streset e fundit globale. Norma e inflacionit ka filluar të ulet që nga nëntori e në vazhdim dhe pritet ky trend të vazhdojë edhe këtë vit", theksojnë nga Banka Popullore (BP) për konkluzionet e raportit të “Fiç”-it.

 Nga “Fiç”-i, siç thonë nga BP, theksojnë se rritja e inflacionit e ka arritur nivelin më të lartë në tetor të vitit  2022 dhe theksojnë se trendi është në rënie, dhe se pritet rënie gjatë vitit 2023. Kjo ka të bëjë për shkak të lehtësimit të presioneve të çmimeve te ushqimet dhe energjia, si dhe shtrëngimit të politikës monetare, theksohet në raport.

Sektori bankar ka mbetur i qëndrueshëm dhe nuk është prekur nga streset e fundit globale, vlerësohet në raportin për rejting kreditor. Përshtatshmëria e kapitalit  vitin e kaluar u përforcua në 17.7 për qind. Kreditë jofunksionale në fund të vitit 2022 mbetën në nivelin më të ulët historik prej 2.9 për qind, derisa që stres-testet e bankës qendrore tregojnë rezistencë ndaj goditjeve gjatë rritjes së normave të interesit dhe çmimeve të energjisë. Në raport theksohet  vërehet dhe se kursimi në deviza  gradualisht po ulet mes tjerash edhe si rezultat i masave të Bankës Popullore për një normë më të lartë të rezervës së detyrueshme të komponentit devizor në bilancet e bankave, që e nxit kursimin në denarë.

"Në raportin e agjencisë “Fiç”, theksohet se sektori i jashtëm ka qëndruar rezistent edhe krahas zgjerimit të deficitit tregtar, të shkaktuar nga çmimet më të larta të ushqimeve dhe energjisë në bursat botërore. Edhe pse,  kjo ka ndikuar në thellimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse në rreth 6 për qind të BPV-së, derdhjet  e larta të investimeve të huaja direkte, si dhe burimet e huaja të financimit, kanë kontribuar për rritjen e rezervave devizore për 270 milionë euro", saktësojnë nga BP-ja. ar/

 Foto: BP

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR