• e premte, 22 nëntor 2024

FFM dhuroi pajisje mjekësore për klubet e Ligës së dytë

FFM dhuroi pajisje mjekësore për klubet e Ligës së dytë

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Defibrilatorë për të 16-të ekipet nga Liga e dytë dhuroi sot Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) me qëllim të përmirësimit të kushteve në pjesën e ekipeve mjekësore të klubeve dhe kujdes i shtuar për shëndetin e futbollistëve.

Goditja në zemër është mes shkaqeve kryesore për vdekje tek futbollistët në terren, ndërsa kontrollet e rregullta të zemrës dhe masaat adekuate për ndihmë të parë, siç është reanimacioni urgjent dhe përdorimi i defibrilatorit, mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve me zemër.

"FFM me të vërtetë bën përpjekje të mëdha për furnizim të të gjitha ekipeve nacionale me pajisje dhe aparaturë mjekësore, por, gjithashtu, kushton vëmendje dhe jep ndihmë në pajisje dhe aparate mjekësore edhe për ekipet nga MFL, përfshirë edhe futbollin e femrave dhe futsallin", deklaroi dr. Nevzat Jusufi, kryesues i Komisionit për mjeklsi dhe antidoping në FFM.

Sezonin e kaluar, FFM-ja klubeve të Ligës së parë të Maqedonisë në futboll u dhuroi defibrilatorë të automatizuar, ndërsa ekipet e tyre mjekësore i ndoqën programet edukative për reanimacion dhe përdorim të defibrilatorëve mes mjekëve, trajnerëve dhe lojtarëve.

"Për ne, gjithashtu, është shumë me rëndësi që përveç donacionit me pajisje mjekësore, si trup i Federatës i cili kujdeset për shëndetin dhe mjekësinë, vazhdimisht mbajmë edukime të fizioterapeutëve dhe mjekëve të angazhuar në klube dhe në ekipet reprezentuese. Këtë vit e mbajtëm edhe seminarin e rëndësishëm për licencim të mjekëve dhe fizioterapeutëve në MFL nën patronatin e UEFA-së", shroi Jusufi. ab/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR