Fetai: Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat këto ditë do t'i dërgohet Komisionit të Venecies
- Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika për sundim të mirë, Arbeen Fetai në konferencën e sotme për shtyp informoi se Propozim-ligji për prëfaqësim adekuat dhe të drejtë akoma nuk është dërguar për mendim në Komisionin e Venecies. Pritet, siç theksoi, të dërgohet këto ditë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:41, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika për sundim të mirë, Arbeen Fetai në konferencën e sotme për shtyp informoi se Propozim-ligji për prëfaqësim adekuat dhe të drejtë akoma nuk është dërguar për mendim në Komisionin e Venecies. Pritet, siç theksoi, të dërgohet këto ditë.
"Projekt-ligji këto ditë do t'i dërgohet Komisionit të Venecies dhe më pas pesim fidbekun e tyre, që do t'i japë vulë ndërkombëtare këtij Projekt-ligji, i cili 100 për qind është në përputhje me Kushtetutën, praktikat e mira evropiane. Në fazë të përpilimit të Projekt-ligjit i konsultuam vendet mike si SHBA-ja, disa shtete evropiane të cilat kanë praktika të këtilla tek to, të përfaqësimit të etnikumeve të ndryshme në shtetet e tyre. jemi të bindur se Komisioni i Venecies do t'i japë vulë ndërkombëtare ligjit", tha Fetai duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të punës së bërë në vitin e parë të mandatit të Qeverisë së re.
Gjykata kushtetuese dje solli Vendim me të cilin hiqen pjesë të Metodologjisë për regjistrim të popullatës të vitit 2021, që kanë të bëjnë me kategoritë popullatë "rezidente" dhe "jorezidente", që ishin vendosur gjatë numërimit të fundit të popullatës në vend.
Zëvendëskryeministri Fetai tha se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk do të preket nga ky vendim i Gjykatës kushtetuese, siç tha, askund në Kushtetutë dhe ligje nuk ekziston ndarja e popullatës në rezidente dhe jorezidente.
"Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë në mënyrë direkte nuk preket nga ky vendim i Gjykatës kushtetuese, sepse duke e ditur se ndarja e popullatës së prëgjithshme në rezidente dhe jorezidente nuk ekziston në ligjet tona, në Kushtetutë. U siguruam që këtë çështje ta lëmë hapur, të flasim vetëm për rezultatin e regjistrimit sepse ka lëndë në Gjykatën kushtetuese dhe nuk mund të prejudikohet rezultati i vendimit të Gjykatës kushtetuese. Çështja e përllogaritjes së prëfaqësimit adekuat dhe të drejtë do të adresohet me akte nënligjore, që është Metodologjia për prëfaqësim adekuat që do të miratohet nga Trupi koordinues që do të formohet menjëherë pas miratimit të ligjit në Kuvend", tha ai.
Fetai theksoi se Vendimi i djeshëm i GJykatës kushtetuese ishte i pritur dhe theksoi se regjistrimi ivitit 2021 ishte jokushtetues dhe joligjor.
Zëvendëskryeministri potencoi se çështjet e tjera të cilat dalin nga ky vendim i Gjykatës kushtetuese janë shpërndarja e shtetit, dotacionet, të cilat përllogariten me formulë dhe popullata në cilën komunë bën pjesë.
Fetai theksoi se me të gjitha lëshimet në regjistrimin e popullatës, lidhur me sjelljen e vendimeve politike, për shpërndarje të fondeve, do të merren parasysh rezultatet nga regjistrimi.
"Jo. Nuk them ashtu, sepse numrat janë ato që janë. Me të gjitha lëshimet në regjistrimin e popullatës, shtyrja pas momentit kritik, vonesa, por e kemi këtë numër që e kemi dhe duhet të punohet sipas këtij numri, që është numër kushtetues, për sjellje të vendimeve politike të fondeve, këshillave komunal..., tha ai.
I pyetur nëse me këtë ribalanc të buxhetit apo me buxhetin e ardhshëm Qeveria do të ndërmarrë aktivitete që të kthehen të drejtat e bllok dotacioneve për disa komuna të caktuara të cilat u ndërruan sipas vendimit të Gjykatës kushtetuese, zëvendëskryeministri deklaroi se ditëve në vijim do të konsultohet koalicioni qeveritar rerth kësaj çështjeje.
"Rreth ribalancit të buxhetit, vendimi i Gjykatës kushtetuese u publikua dje, ndërsa sot jemi dita e parë pas atij vendimi dhe duhet të shohim gjatë ditës apo në ditët në vijim të konsultohemi si koalicion qeveritar dhe të reflektojmë rreth pasojave të këtij vendimi. Ditëve në vijim do të informoheni me kohë", tha ai.
Fetai theksoi se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm mes partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe ZNAM, por edhe në VLEN. "Bashkëpunimi edhe në Qeveri edhe në koalicion është i shkëlqyeshëm. Më i miri deri më tani", tha zëvendëskryeministri Fetai. ab/
Foto: Printskrin nga video