Fenerbahçe përgatit transferin bombë në vend të Murinjos
- Pas largimit të Zhoze Murinjos nga stoli i Fenerbahçes, gjiganti turk është në negociata me një tjetër emër të madh të futbollit. Disa media turke bënë të ditur se drejtuesit e klubit kanë arritur tashmë një marrëveshje me Zinedin Zidan.
- Post By Fami Bajrami
- 15:31, 6 shtator, 2025
Stamboll, 6 shtator 2025 (MIA) – Pas largimit të Zhoze Murinjos nga stoli i Fenerbahçes, gjiganti turk është në negociata me një tjetër emër të madh të futbollit. Disa media turke bënë të ditur se drejtuesit e klubit kanë arritur tashmë një marrëveshje me Zinedin Zidan.
Murinjo u shkarkua nga Fenerbahçe pasi klubi nuk arriti të kualifikohej në Ligën e kampionëve.
Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka pasur për qëllim të angazhojë Luçiano Spaletin i cili e refuzoi ofertën, ndërsa në garë kanë qenë gjithashtu edhe Angelos Postekoglu dhe ish trajneri i Belgjikës, Domeniko Tedesko.
Francezi Zidan fitoi të gjitha trofetë e mundshëm me Real Madridin (ai pati tre triumfe në Ligën e kampionëve) dhe pas largimit nga Real Madridi nuk ka qenë aktiv si trajner.