FEG: Zgjedhja e Trampit për president duhet ta inkurajoj Evropën që të mbrojë më mirë gazetarët
- Federata evropiane e gazetarëve (FEG) sot kumtoi se fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të retorikës së tij antimediatike dhe lidhjes me pronarin e rrjetit Iks, Ilon Mask, është sfidë jo vetëm për amerikanët, por gjithashtu dhe për gazetarët evropianë dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbrojë më mirë gazetarët dhe lirinë e medias.
- Post By Fami Bajrami
- 15:03, 8 nëntor, 2024
Bruksel, 8 nëntor 2024 (MIA) - Federata evropiane e gazetarëve (FEG) sot kumtoi se fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, për shkak të retorikës së tij antimediatike dhe lidhjes me pronarin e rrjetit Iks, Ilon Mask, është sfidë jo vetëm për amerikanët, por gjithashtu dhe për gazetarët evropianë dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbrojë më mirë gazetarët dhe lirinë e medias.
"Retorika armiqësore e Donald Trampit drejt gazetarëve dhe mediave nuk duhet të inkurajojë qeveritë evropiane të braktisin detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për lirinë e shprehjes, duke përfshirë lirinë e shtypit", tha kryetarja e FEG, Maja Sever.
Në kumtesë theksohet se retorika kundër medias e Trampit veçmë ka tërhequr shumë nga fansat e tij, mbarë botën dhe Evropën, t'u kundërpërgjigjen mediave dhe se me kthimin e Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë, ata do të fitojnë edhe më shumë fuqi për të shqetësuar gazetarët.
"Asnjë gazetar nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj zgjedhjes së Donald Trampit si presidenti i 47-të i SHBA-së. Marrëdhënia e tij ndaj gazetarisë dhe qasja e tij ndaj praktikimit të pushtetit do të ketë pasoja globale. Më shumë se kurrë më parë, në Evropë dhe mbarë botën, profesioni duhet të mbrojë me vendosmëri një media të fuqishme që mund të raportojë lirisht fakte dhe të kërkojë përgjegjësi të sigurt", theksohet në kumtesën e FEG-së.
Në kumtesë përkujtohet se Trampi ka bërë thirrje për arrestimin dhe përdhunimin e gazetarëve, të cilët nuk do të zbulojnë burimet e tyre të informacionit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s