• e mërkurë, 07 gusht 2024

Fatura dyfish më të larta për tatim prone në Tetovë

Fatura dyfish më të larta për tatim prone në Tetovë

Tetovë, 6 gusht 2024 (MIA) - Këtyre ditëve tetovarët kanë marrë vendime të reja për pagesë të Tatimit të pronës, të cilat janë për 100 për qind madje edhe më të larta se deri më tani. Për shkak të kësaj numër i madh i tetovarëve vijnë në Komunën e Tetovës ku kërkojnë informacione pse janë rritur çmimet. Nga sektori i financave të Komunës thonë se nuk bëhet fjalë për rritje të çmimeve por është bërë valorizim i pronës, diçka që ndër vite Komuna nuk e ka bërë.

"Ne si Komunë me Ligj jemi të detyruar çdo katër vite të kryejmë rivalorizim të të gjitha pronave që janë nën Komunën e Tetovës. Që ta bëjmë këtë na është dhënë rekomandim edhe nga Enti shtetëror për revizion. Në të vërtetë nuk ka rritje të tatimeve sepse normat janë të njejta. Kështu, nëse një pronë, për shembull një banesë dikur është vlerësuar në 200 ose 300 euro për metër katër dhe deri më tani nuk është bërë ndonjë vlerësim, gjegjësisht kjo e dhënë dhe i cili me vite nuk ka ndryshuar, tani me vlerësimin e ri, i cili është në bazë të vlerës tregtare, fitojmë vlerësim real të patundshmërive në Komunën e Tetovës. Domethënë bëhet fjalë vetëm për valorizim të pronave", thotë Nuredin Deari, drejtues i sektorit të financave të Komunës së Tetovës.

Tani me vendimet e reja tatimore, tetovarët do të duhet përveç pëer hapërisën ku jetojnë, t'i paguajnë tatim të komunave dhe për bodrumet, për oborret, garazhet q[ i posedojnë në emër të tyre 

Sipas sektorit të financave në Komunën e Tetovës, kjo përllogaritje përfshin vetëm 709.000 metra katrorë hapësirë ​​për banim. Tatimohet edhe toka bujqësore që nuk kultivohet, por nëse një pronar deklaron se ara që taksohet është e kultivuar, atëherë ai do të lirohet nga taksa për atë tokë bujqësore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR