• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Fajnenshëll tajms": Japonia dhe SHBA e përforcojnë bashkëpunimin për sigurinë

Uashington, 25 mars 2024 (MIA) - SHBA dhe Japonia e planifikojnë përmirësimin më të madh ndonjëherë të aleancës së tyre të sigurisë pasi të dy vendet nënshkruan një traktat të përbashkët të mbrojtjes në vitin 1960, publikoi "Fajnenshëll Tajms".

Planin më 10 prill do ta bëjnë të ditur presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryeministri japonez Fumio Kishida në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

"Fajnenshëll tajms", duke iu referuar njerëzve të njohur me situatën, publikoi se plani do të ristrukturonte komandën ushtarake amerikane në Japoni për të forcuar planifikimin operativ dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Bajdeni duhet të jetë nikoqir i Kishidës më 10 prill për kur është planifikuar ngjarja solemne, darkë dhe takim politik.

Japonia është një aleat i afërt i cili është i rëndësishëm për strategjinë amerikane ndaj Kinës, Koresë së Veriut dhe çështjeve të tjera të sigurisë aziatike.

Departamenti amerikan i shtetit nuk u përgjigj menjëherë në këkresën për koment. Qeveria japoneze ishte e paarritshme për koment.  sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR