Evropa me "mburojë" për gazetarët: Fillon zbatimi i një rregullative kyçe
- Ligji Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), një ligj kyç për mbrojtjen e pavarësisë së gazetarisë në BE, hyn në fuqi të premten, më 8 gusht. Qëllimi i ligjit është të mbrojë pavarësinë dhe pluralizmin e mediave, si nga ndërhyrja politike, ashtu edhe nga ndikimi i grupeve të mëdha private.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:00, 7 gusht, 2025
Bruksel, 7 gusht 2025 (MIA) - Ligji Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), një ligj kyç për mbrojtjen e pavarësisë së gazetarisë në BE, hyn në fuqi të premten, më 8 gusht. Qëllimi i ligjit është të mbrojë pavarësinë dhe pluralizmin e mediave, si nga ndërhyrja politike, ashtu edhe nga ndikimi i grupeve të mëdha private.
Fokusi është te problemet siç janë përqendrimi i pronësisë në sektorin mediatik, presioni ndaj redaksive përmes kontratave të reklamimit, si dhe kontrolli politik mbi shërbimet publike.
Nxitja për presion shtesë mbi miratimin e ligjit ishte afera "Pegaz", kur u zbulua se disa vende, si Hungaria apo Greqia, kishin përdorur softuerin izraelit për spiunimin e gazetarëve. Ky softuer ju lejon fshehurazi të merrni kontrollin mbi telefonat mobilë, të keni qasje në mesazhe, thirrje, vendndodhje dhe të dhëna të tjera private.
Dispozitat kyçe të EMFA-s i detyrojnë vendet anëtare të garantojnë mbrojtjen e burimeve gazetareske dhe të komunikimeve konfidenciale, si dhe që asnjë institucion shtetëror, përfshirë trupat rregullatore, nuk mund të ndërhyjë në politikën redaktoriale të mediave. qa/