• e hënë, 23 dhjetor 2024

Evertoni përsëri dënohet, i janë marrë edhe dy pikë

Evertoni përsëri dënohet, i janë marrë edhe dy pikë

Londër, 8 prill 2024 (MIA) - Ekipi anglez në futboll, Everton sot u dënua me marrjen edhe të dy pikëve për shkak të shkeljes së rregullave financiare në Ligën Premier.

Rregullat për fitim dhe qëndrueshmëri (PSR) u lejojnë klubeve të hyjnë në humbje deri 105 milionë funta në periudhë prej tre viteve, ndërsa komisioni i pavarur konfirmoi se Evertoni e ka shkelur këtë rregull për 16,6 milionë funta në periudhën trevjeçare deri në fund të sezonit 2022/23.

Evertoni tashmë u dënua me dhjetë pikë këtë sezon, por ky dënim u zvogëlua në gjashtë pikë pasi klubi nga Liverpulli ka parashtruar ankesë.

Me dënimin më të ri, Evertoni ra në vendin e 16-të në tabelë dhe dy pikë larg zonës së rënies. bsh/

Foto: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR