Eurokomisari Breton jep dorëheqje
- Komisari evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton i cili u emërua për mandat të dytë në Komisionin Evropian sot ka dhënë dorëheqje.
- Post By Fami Bajrami
- 11:22, 16 shtator, 2024
Bruksel, 16 shtator 2024 (MIA) – Komisari evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton i cili u emërua për mandat të dytë në Komisionin Evropian sot ka dhënë dorëheqje.
Ai në X publikoi letrën e dorëheqjes drejtuar kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen ku shprehet se dorëheqja hyn në fuqi menjëherë.
Breton thekson se Lajen "për shkaqe personale" pak ditë më parë i kërkoi Francës të tërheq kandidaturën e Bretonit për komisionar, duke premtuar se Parisi do të merrte "një portofol gjoja më me ndikim".
"Sa u takon zhvillimeve të fundit, dëshmi plotësuese rreth menaxhimit të dyshimtë, më duhet të konkludoj se nuk mund të kryej më detyrat e mia në Kolegjin (e komisarëve). Për këtë arsye deponoj dorëheqjen time nga posti i eurokomisarit e cila do të hyjë në fuqi menjëherë", thekson Breton.
Lajen më parë u kërkoi vendeve anëtare të BE-së që të nominojnë edhe burra dhe gra si kandidatë për ekipin e saj të ardhshëm prej 26 komisionarësh, përveç nëse komisionari aktual mbetet në detyrë.
Bullgaria është i vetmi vend që i është përgjigjur kësaj kërkese, duke bërë që Lajen t'u bëjë presion të paktën pesë vendeve më të vogla të BE-së për të zëvendësuar kandidatët meshkuj me femra për të përmbushur qëllimin e përfaqësimit gjinor në KE-në e re.
Lajen nesër në Strasburg duhet të prezantojë strukturën e Komisionit të ri dhe ndarjen e resorëve mes kandidatëve për komisionarë.
Foto: arkivi i MIA-s