• e shtunë, 20 korrik 2024

EURO2024: Fitorja e dytë e Gjermanisë

EURO2024: Fitorja e dytë e Gjermanisë

 

Shtutgart, 19 qershor 2024 (MIA) – Nikoqiri i EURO2024 Gjermania ka shënuar fitoren e dytë në Grupin A, duke mposhtur Hungarinë me rezultat 2-0 në raundin e dytë sonte në Shtutgart.

Golashënues ishin Xhamal Musiala në minutën e 22-të dhe Gundogan (67), i cili asistoi në golin e epërsisë.

Me triumfin e dytë, Gjermania është kombëtarja e parë që siguron një vend në fazën e e një të tetës së finales.

Raundi i dytë në grupin A do të kompletohet sonte pas duelit mes Zvicrës dhe Skocisë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR