• e enjte, 27 qershor 2024

EURO2024: Barazim dramatik mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg

EURO2024: Barazim dramatik mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Hamburg

Hamburg, 19 qershor 2024 (MIA) - Në një ndeshje dramatike me katër gola, kombëtaret e Kroacisë dhe Shqipërisë barazuan 2-2 pasditen e sotme në Hamburg në kuadër të turit të dytë në Grupin B të EURO2024.

Shqipëria në fillim hapi rezultatin e ndeshjes me golin e Laçit në minutën e 11-të dhe mbajti epërsinë deri në minutat e fundit kur Kroacia përmbysi rezultatin me dy gola në dy minuta.

Së pari, Kramariq barazoi rezultatin në minutën e 74-të, ndërsa kroatët kaluan në avantazh pastaj me autogolin e Xhasulës në minutën e 76-të.

Megjithatë, i njëjti lojtar ishte preciz në krahun e kundërt dhe në minutën e pestë të shtesës i solli Shqipërisë një pikë të madhe në ndeshjen ndaj favoritit Kroacisë.

Raundi i dytë në grupin B do të kompletohet nesër në mbrëmje nga Spanja dhe kampioni aktual Italia. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR