• e diel, 22 dhjetor 2024

ESHR: Dyfish është rritur numri i aparateve për rezonancë magnetike, vëllimi i shërbimeve ndaj qytetarëve afërsisht i njëjtë

ESHR: Dyfish është rritur numri i aparateve për rezonancë magnetike, vëllimi i shërbimeve ndaj qytetarëve afërsisht i njëjtë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Edhe përkundër përparimit të arritur në sigurimin e shtatë aparateve të reja, përveç tetë aparatave ekzistuese të rezonancës magnetike (RM) në shëndetin publik në tri vitet e fundit, ato nuk janë përdorur mjaftueshëm, ndërsa politikat miratuara dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente dhe institucioneve shëndetësore jo gjithmonë ofrojnë shërbime shëndetësore të përballueshme dhe cilësore me RM për të siguruarit, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit të publikuar sot pas revizionit të suksesit me temën "Përdorimi i shërbime shëndetësore me diagnostifikim radiologjik – rezonancë magnetike".

Revizioni, siç thonë nga ESHR, është me qëllim që të jepet përgjigje në pyetjen "Nëse të siguruarit kanë qasje në shërbime me kohë dhe cilësore shëndetësore për diagnostikë radiologjike me rezonancë magnetike - RM?" në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022. 

Në raportin e revizionit bëhet e ditur se vëllimi i shërbimeve në vitin 2022 është afërsisht në nivelin e njëjtë si edhe në vitin 2017. 

Nga ESHR theksojnë se në listën elektronike janë publikuar gjithsej  110.466 termime të lira për RM, prej të cilëve janë caktuar 83 për qind, ndërsa janë shfrytëzuar 56 për qind gjegjësisht janë kryer 61.987 kontrolle për të cilat është dhënë raport i specialistëve. 

"Sipas të dhënave të mara nga Termini Im, në periudhën nga viti 2019 deri në maj të vitit 2023 janë evidentuar gjithsej 92.533 kontrolle, në të cilat janë përfshirë kontrollet e realizuara me raport të dhënë dhe kontrolle për të cilat nuk është dhënë raport, në termin të rregullt dhe pa termin", thuhet në raport. 

Në periudhën e kryerjes së revizionit në shëndetësinë publike ka 14 aparate funksionale për RM nga katër prodhues të ndryshëm të shpërndarë në 10 ISHP, si dhe 2 aparate për RM jashtë përdorimit, me vlerë të përgjithshme të furnizimit prej  1.401.678 mijë denarë (rreth 22,7 milionë euro). 

Revizorët kanë konfirmuar se Drejtoria e Shëndetësisë Elektronike dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk janë ekip i plotë. Regjistri i punonjësve shëndetësorë në Termini Im, për shkak të vendosjes së të dhënave në mënyrë jo të rregullt dhe jo të plotë të të dhënave nga ana e ISHP, përmban informacione të pakompletuara për kuadrin shëndetësor. 

Për tejkalimin e situatave të theksuara janë dhënë rekomandime nga ESHR me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga institucionet kompetente, ndërsa në funskion të sigurimit të shfrytëzimit efikas, qasje dhe cilësi adekuate në shërbimet shëndetësore të qytetarëve me rezonancë magnetike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR