• e hënë, 23 dhjetor 2024

Eshli Koll në "Hall of fame" në Premier Ligë

Eshli Koll në

Londër, 25 mars 2024 (MIA) - Ish mbrojtësi i Çellsit dhe Arsenalit, Eshli Koll do të jetë i pari që do të pranohet në "Hall of fame" në Premier Ligë në vitin 2024.

Kol ka luajtur 15 sezone në Arsenal dhe Çellsi, duke fituar tre tituj në Premier Ligë.

Gjithsej, mbrojtësi anglez ka luajtur 385 ndeshje në Premier Ligë. Në 147 ndeshje, në të cilat ka luajtur ai, ekipet e tij nuk kanë pranuar gol. Ai shënoi 15 gola dhe ka pasur 31 asistime.

"Paraqet nder për mua që jam pranuar në 'Hall of fame' në Premier ligë. Bukur është të fitohet ky çmim në fund të karrierës. Gjatë karrierës sime vetëm jam munduar të japë ghjithçka prej vetes dhe të paraqitem në nivel sa më të lartë. Kam luajtur për disa klube fantastikë me tifozë të pabesueshëm. Fitimii trofeve me Arsenalin dhe Çellsin janë kujtime të pabesueshme, të cilat do të mbetem me mua gjithmonë. Jam i nderuar që bëhem pjesë e 'Hall of fame', ku tashmë janë Alan Shirer, Tieri Anri, Didie Drogba, Rio Ferdinand...", tha Koll.

Krahas Kollit, në "Hall of fame" në Premier ligë në vitin 2024 do të hyjnë edhe dy futbollistë, të cilët do të përcaktohen si rezultat i votimit të tifozëve.

Që të hyjnë në "Hall of fame" këtë sezon, lojtarët duhet të pensionohen para 1 janarit 2024. Në kriteret për zgjedhje merren parasysh vetëm arritjet në karrierë në Premier ligë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR