• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani ka të drejtë të kandidojë përsëri edhe pa ndryshime kushtetuese, pretendon këshilltari i tij

Erdogani ka të drejtë të kandidojë përsëri edhe pa ndryshime kushtetuese, pretendon këshilltari i tij

Ankara, 2 korrik 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka të drejtë të kandidojë përsëri për një mandat të ri edhe sipas Kushtetutës ekzistuese, deklaroi këshilltari i tij Mehmet Uçum, duke hedhur poshtë spekulimet se reforma kushtetuese e propozuar synon t'i lejojë atij të kandidojë përsëri.

Në një postim në rrjetin social “Iks”, Uçum shpjegoi se nuk nevojitet një dispozitë e re kushtetuese që Erdogan të kandidojë, pasi kjo është tashmë e mundur nëse zgjedhjet shpallen përpara afatit të rregullt, me vendim të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.

"Nëse në tremujorin e fundit të vitit 2027 VNST vendos të shpallë zgjedhje me të paktën 360 vota, atëherë presidenti Erdogan do të ketë të drejtë të kandidojë për herë të fundit", tha Uçum.

Edhe pse vetë Erdogani thotë se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri, këshilltari i tij shtoi se Turqia ende ka nevojë për përvojën dhe lidershipin e tij.

Erdogan është president i Turqisë që nga viti 2014. Më parë, nga marsi 2003 deri në gusht 2014, ai ishte kryeministër i vendit.

Partia për drejtësi dhe zhvillim (AKP) e Erdoganit e ka kritikuar prej kohësh kornizën aktuale kushtetuese, e cila daton që nga periudha pas grusht shtetit ushtarak në vitin 1980. Por reforma e re kushtetuese e propozuar do të jetë e vështirë të arrihet pa mbështetjen e opozitës, pasi AKP-së i mungon shumica prej dy të tretash. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR