• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogan: Kërkesa e kurdëve që Siria të miratojë decentralizim të pushtetit është vetëm ëndërr

Erdogan: Kërkesa e kurdëve që Siria të miratojë decentralizim të pushtetit është vetëm ëndërr

Ankara, 30 prill 2025 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot i hodhi poshtë kërkesat e grupeve kurde në Siri që ky vend fqinj të miratojë sistem të decentralizuar të sundimit, duke thënë se kjo është "asgjë më shumë se ëndërr e tyre".

Mediumet britanike lajmëruan se partitë rivale siriane kurde, duke i përfshirë edhe Forcat demokrate siriane (SDF) në verilindje, në takimin e së shtunës u dakorduan të miratojnë vizion të përbashkët politik për pakicën kurde në vend.

Thirrja për strukturë të decentralizuar të sundimit menjëherë u hodh poshtë nga liderët islamistë sirianë.

"Çështja për strukturë federale nuk është asgjë më tepër se një ëndërr. Nuk ka vend në realitetin sirian. I këshilloj (kurdët) të mos ëndërrojnë për strukturë federale apo të sjellin vendime që do ta rrezikojnë rajonin, por të ndërmarrin hapa që do të shërbejnë prë stabilitet në rajon", tha Erdogan.

Ai theksoi se Turqia nuk do të lejojë kurfarë strukture të detyrueshme menjëherë afër kufirit të saj të jashtëm, përveç të një Sirie të bashkuar, duke menduar për kufirin e gjatë 911 kilometra që e ndan Turqinë dhe Sirinë.

Turqia e konsideron SDF-në, e cila mbështetet nga SHBA-ja, organizatë terroriste. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR