Enrike: Totenhemi luajti një ndeshje të shkëlqyer, ishin më të fortë se ne
- Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka lavdëruar Totenhemin kundër të cilit skuadra e tij mbrëmë fitoi përmes penalltive në Superkupën e UEFA-s.
- Post By Fami Bajrami
- 08:12, 14 gusht, 2025
Udine, 14 gusht 2025 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka lavdëruar Totenhemin kundër të cilit skuadra e tij mbrëmë fitoi përmes penalltive në Superkupën e UEFA-s.
Totenhemi deri në fund ishte në epërsi me 2-0, por parisienët fillimisht barazuan dhe më pas patën më shumë sukses në gjuajtjen e penalltive (4-3).
"Totenhemi luajti një ndeshje të shkëlqyer, ishin më të fortë se ne. Nuk e di nëse ky rezultat është i drejtë, por ky është futbolli. Ende duhet të përmirësohemi. Mund të kishim luftuar deri në fund, por ende mund të përmirësohemi. Lukas Shevalie ishte i jashtëzakonshëm dhe jam shumë i lumtur për të. Nëse duhet të them diçka që ishte e rëndësishme për ne sezonin e kaluar, ka qenë besimi ynë. Ne besojmë se gjithmonë mund të fitojmë. Jam shumë i lumtur, pavarësisht faktit se ky rezultat mund të jetë i padrejtë ndaj Totenhemit", ka thënë Enrike për ueb faqen e UEFA-s.
Për PSZH-në, ky trofe ka qenë i pesti në vitin 2025. Para saj, kjo skuadër fitoi Ligën e kampionëve, Ligën 1, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës.
Foto: EPA