Enrike para derbit me Bajernin: Është e vështirë të fitojmë dy, tre ose katër ndeshje radhazi
- Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka komentuar serinë prej 15 fitoresh të Bajernit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:50, 4 nëntor, 2025
Paris, 4 nëntor 2025 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike ka komentuar serinë prej 15 fitoresh të Bajernit.
"Është e vështirë të fitojmë dy, tre ose katër ndeshje radhazi. Pesëmbëdhjetë ndeshje është e jashtëzakonshme, ka shumë meritë në këtë", tha trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.
PSZH pret Bajernin në derbin e raundit të 4-t të Ligës së kampionëve. Ndeshja do të luhet sonte në Paris duke filluar nga ora 21.
Parisienët janë në krye të tabelës me pikë maksimale prej nëntë pikësh pas tre ndeshjeve. Bajerni gjithashtu ka nëntë pikë dhe është i dyti.
Foto: EPA