• e premte, 05 korrik 2024

Embid u bë lojtari i nëntë në historinë e NBA-së, i cili ka shënuar 70+ pikë në një ndeshje

Embid u bë lojtari i nëntë në historinë e NBA-së, i cili ka shënuar 70+ pikë në një ndeshje

Filadelfia, 23 janar 2024 (MIA) - Qendra e Filadelfias, Xhoel Embid shënoi 70 pikë mbrëmë në ndeshjen në pjesën e rregullt të Ligës NBA kundër San Antonio (133:123).

Kamerunasi 29-vjeçar u bë lojtari i nëntë në historinë e NBA-së me 70+ pikë në një ndeshje. Rekordi i takon Uilt Çemberlenit, i cili shënoi 100 pikë në një ndeshje në sezonin 1961/62.

Embid këtë sezon ka luajtur 32 ndeshje, me mesatare prej 36,1 pikë dhe 11,5 kërcime.

Filadelfia gjendet në vendin e tretë në Konferencën lindore të NBA-së me 29 fitore dhe 13 humbje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR