Edhe krahas protestave, Trampi kërkon deportimin masiv në histori
- Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje për një aksion masiv për arrestimin dhe deportimin e migrantëve pa dokumente, duke e vlerësuar këtë si "programin më të madh të deportimit në histori".
Uashington, 16 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje për një aksion masiv për arrestimin dhe deportimin e migrantëve pa dokumente, duke e vlerësuar këtë si "programin më të madh të deportimit në histori".
Në njoftimin në platformën e tij Tuth Soushëll (Truth Sicial) mbrëmë vonë, Trampi i bëri thirrje agjentëve federalë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE), si dhe institucioneve të tjera, të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar këtë iniciativë, veçanërisht në qytetet e drejtuar nga demokratët - Los Anxhelos, Çikago dhe Nju Jork.
Ky kurs i ashpër shkakton protesta masive në shumë qytete amerikane. Tensionet u rritën më tej kur Trampi dërgoi anëtarë të Gardës Kombëtare dhe marinës në Los Anxhelos, të cilën e kundërshtoi guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom, i cili konsiderohet kandidat i mundshëm për president në vitin 2028.
Deportimet masive ishin një nga premtimet kyçe në fushatën e Trampit. Që nga marrja e funksionit, administrata e tij ka organizuar aksionin për arrestim, me njoftime dhe fotografi të rregullta, si pjesë e një strategjie për të nxjerrë në pah politikën e imigracionit.
Përqindjet thonë se rreth 11 milionë njerëz jetojnë pa dokumente në SHBA, ndërsa shumë prej tyre punojnë në sektorë kyç si bujqësia, ndërtimi dhe gastronomia.
Të enjten, Trampi ka bërë korrigjim të vogël, duke theksuar se mund të përjashtohen punëtorët në sektorët e bujqësisë dhe hotelierisë. Sipas Njukork Tajms, ky ndryshim vjen pas thirrjeve telefonike nga ministri i Bujqësisë, Bruk Rolins, i cili e njoftoi Trampin për shqetësimin tek bujqit. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s