ECDC rekomandon në kujdes tek të lënduarit nga zjarri në Koçan për shkak të rrezikut potencial nga infeksionet
- Qendra Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), vlerëson se nga afër ndjek situatën pas rastit tragjik në klubin e natës "Puls" në Koçan. Shumë pacientë me lëndime nga djegiet janë transferuar në spitale në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje për trajtim urgjent mjekësor.
- Post By Fami Bajrami
- 15:12, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Qendra Evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve (ECDC), vlerëson se nga afër ndjek situatën pas rastit tragjik në klubin e natës "Puls" në Koçan. Shumë pacientë me lëndime nga djegiet janë transferuar në spitale në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet fqinje për trajtim urgjent mjekësor.
ECDC thekson rrezikun e infeksioneve te pacientët me djegie nga zjarri në Maqedoninë e Veriut të shkaktuara nga bakteret, rezistente ndaj karbapenemeve që i takojnë grupit të antibiotikëve.
"Plagët e djegura shpesh kolonizohen nga bakteret gram-negativ, siç janë Pseudomonas aeruginosa, Acinetobacter spp. dhe Enterobacterales, përfshirë edhe Klebsiella pneumoniae; të cilat shpesh janë rezistues ndaj antibiotikëve të shumtë, duke përfshirë karbapenemët dhe që mund të përhapen në institucionet e kujdesit shëndetësor. Bakteret rezistente ndaj karbapenemit (CR) përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e pacientit, sepse infeksionet e shkaktuara prej tyre mund të jenë shumë të vështira për t'u trajtuar", thekson Qendra në ueb faqen e saj të internetit.
Të dhënat nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023 tregojnë një incidencë të lartë të baktereve CR, thekson tutje ECDC. Transferimi i pacientëve përtej kufijve, megjithëse i nevojshëm, mund të çojë gjithashtu në përhapjen e bakterit CR. Në një zjarr të ngjashëm në një klub nate në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2015, trupat e djegur zhvilluan infeksione të rënda bakteriale me CR që thekson mu këtë rrezik", vlerëson Qendra.
ECDC rekomandon që spitalet që pranojnë pacientë nga Maqedonia e Veriut të zbatojnë masa kujdesi për të parandaluar përhapjen e mundshme të bakterit CR. Këto përfshijnë izolimin e pacientëve në dhoma menjëherë pas pranimit ose grupimin e pacientëve të tillë, skriningun për baktere rezistente ndaj shumë barnave, duke përfshirë edhe bakterin CR, sigurimin e higjienës së rreptë të duarve dhe pastrimin e mjedisit dhe përdorimin e matur të antibiotikëve.
Në publikimin në ueb faqen, Qendra shton se rritja e baktereve rezistente ndaj shumë ilaçeve, duke përfshirë edhe bakterin CR, është një kërcënim në rritje për shëndetin publik në Evropë dhe ECDC angazhohet në mënyrë aktive për ta trajtuar atë.
Foto: arkivi i MIA-s