Toshkovski: Shtatë nëpunësit e policisë kanë konstatuar se kabareja në Koçan i plotëson kushtet ligjore, për ta është dorëzuar propozim për arrestim
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot konfirmoi se shtatë policë nga Koçani dhe Shtipi dyshohen për krime të rënda kundër sigurisë publike lidhur me zjarrin në Koçan dhe për ta është paraqitur propozim për caktimin e masës së arrestit. Të dyshuarit kanë konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe trafikut.
- Post By Melahat Baftija
- 16:48, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot konfirmoi se shtatë policë nga Koçani dhe Shtipi dyshohen për krime të rënda kundër sigurisë publike lidhur me zjarrin në Koçan dhe për ta është paraqitur propozim për caktimin e masës së arrestit. Të dyshuarit kanë konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe trafikut.
Përveç këtyre të shtatëve, para gjyqtarit për procedurë paraprake do të dalë edhe një person tjetër i lidhur me një ngjarje penale, i cili aktualisht është një nga drejtuesit në Ministrinë e Ekonomisë.
"Prokurori publik përgjegjës nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër shtatë zyrtarëve policorë. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer vepër të rëndë kundër sigurisë publike", tha Toshkovski në konferencë për shtyp.
Siç plotësoi, si zyrtarë të punësuar në SPB Shtip dhe në SP të Koçanit si bashkëkryerës, të dyshuarit duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqimin pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik që të marrë licencë për kryerjen e veprimtarive hoteliererike - kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim.
"Të dyshuarit së bashku kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve, duke lejuar që kabareja të funksiononte në kushte nën standarde, me ç'rast kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa 196 kanë pësuan lëndime të rënda", tha Toshkovski
Ai theksoi se i pari si kryeinspektor për çështje të trafikut në Departamentin e Policisë në Drejtorinë për Punë të Brendshme Shtip dhe i dyti si inspektor i pavarur për planifikimin e forcave rezervë, parandalimin dhe ballafaqimin me situata krize, ka konstatuar se kabareja i plotëson kushtet ligjore në fushën e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në pjesën e trafikut.
I treti si shef i Departamentit të Policisë në SPB Shtip dhe i katërti si shef i SPB Shtip kanë miratuar dhe nënshkruar njoftim për Ministrinë e Ekonomisë se kabareja i plotëson kushtet ligjore dhe duke mos kryer kontroll të plotë para dhënies dhe miratimit të pëlqimit pozitiv për dhënien e licencës së kabaresë, kanë kryer vepër të kundërligjshme.
"I pesti, si dokumentarist në SP të Koçanit, ka përgatitur një telegram në të cilin nuk ka dhënë të dhëna të sakta dhe të plota, se brenda dhe pranë kabaresë ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe ka raportuar për krime, ndërsa i gjashti, në cilësinë e zëvendëskomandantit dhe i shtati si shef i Departamentit të Punëve të Brendshme të Koçanit, ndonëse e dinin se kishte disa shkelje të rendit dhe qetësisë publike, të cilat si zyrtarë nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret për masat mbrojtëse dhe nuk kanë bërë kontroll të plotë dhe të detajuar lidhur me dhënien e pëlqimit pozitiv për kabarenë dhe me këtë kanë shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve", sqaroi Toshkovski.
Siç theksoi, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori publik, gjykatësit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së arrestit për shtatë persona. mb/
Foto: printskrin