EBA dhe OBSH dërguan ndihma mjekësore tek institucionet shëndetësore në Rripin e Gazës
- Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dërguan ndihma mjekësore tek institucionet shsëndetësore në Rripin e Gazës si pjesë të nismës humanitare "Kalorësi i guximshëm 3", kumtoi agjencia e lajmeve e EBA-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:16, 25 qershor, 2025
Gazë, 25 qershor 2025 (MIA) - Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dërguan ndihma mjekësore tek institucionet shsëndetësore në Rripin e Gazës si pjesë të nismës humanitare "Kalorësi i guximshëm 3", kumtoi agjencia e lajmeve e EBA-së.
Qëllimi është të zbutet kriza e thellë shëndetësore e shkaktuar nga mungesa akute e medikamenteve dhe materialit shpenzues mjekësor.
Ndihma sigurohet përmes spitalit mobil të EBA-së në Gazën jugore dhe përfshin sasi të mëdha të medikamenteve, materiale shpenzuese urgjente mjekësore dhe pajisje të specializuara për kujdes pediatrik. Përveç këtyre, u dërguan 150 shtretër të pajisur mjekësor dhe gjashtë tenda mobile për vendoje të njësive për mjekim të përkohshëm, me qëllim që të pakësohet barra e institucioneve shëndetësore.
Kjo ndihmë vjen në kushte të kolapsit pothuajse të plotë të sistemit shëndetësor në Gazë, shkaktuar nga dëmet e mëdha të infrastrukturës mjekësore dhe ndërprerjes së furnizimit me medikamente. Mijëra pacientë, përfshirë fëmijë, persona të lënduar dhe persosna me sëmundje kronike, janë në rrezik serioz. ab/
Foto: MIА arkivi