• e premte, 05 dhjetor 2025

"E Maqedonisë më e mira" - fushatë e Ministrisë së Bujqësisë për përforcim dhe rritje të prodhimtarisë vendore

Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - "E Maqedonisë më e mira" është fushata e re përmes së cilës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të tentojë ta përforcojë dhe rrisë prodhimtarinë e prodhimeve bujqësore vendore, ta ngritë vetëdijen për cilësinë dhe autenticitetin e këtyre prodhimeve dje të sigurojë qasje më të lehtë të qytetarëve drejt këtyre prodhimeve.

Fushata fillon me video e cila u promovua sot nga ana e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

"Ky video regjistrim nuk është vetëm reklamë, por rrëfim i vërtetë për vendin tonë, ndërkaq për duart e vlefshme të bujqve tanë dhe përpunuesve dhe për traditën e pasur të cilën e kultivojmë me dashuri. Përmes secilës skenë nga fushat e arta deri te tryeza e shfaqur, është e jona vendore. Fushata 'E Maqedonisë më e mira' do të njihet për nga llogoja specifike e cila përmes Diellit dhe tokës na përkujton se i kemi të gjitha parakushtet për të pasur prodhime cilësore vendore", tha Tripunovski.

Shtoi se kur zgjidhet produkti vendor, nuk zgjidhet vetëm ushqimi apo produkti, por drejtpërdrejtë investohet në ekonpmi vendore dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Në suaza të fushatës do tëp prezantohen aktivitete dhe vegla për qasje më të lehtë drejt prodhimeve bujqësore vendore. Fushata do të jetë e pranishme përmes të gjitha kanaleve relevante si bilborde, posterë, fletushka dhe përmes mediumeve sociale.

Është përpunuar edhe platformë digjitale Makedonskonajdobro.mk ku të gjithë bujqit e vendit, kooperativat e vendit, përpunuesit dhe qendrat shitëse do të mund të regjistrohen dhe secili qytetar do të mund ta gjejë më lehtë dhe të informohet për prodhimet vendore.

Platforma do të ketë edhe ahrtë përmes së cilës qytetari do të mund t'i gjejë dhe blejë më lehtë produktet që i nevojiten, përkatësisht përmes gjeolokacionit automatik, platforma do t'i shfaqë pikat më të afërta shitëse ku do të mund të furnizohen prodhimet bujqësore vendore.

Ka edhe opsion për filtrim sipas kategorisë apo produktit specifik përmes të cilave secili qytetar, në mënyrë më të shpejtë do të mund të vijë deri te produkti i dëshiruar.

Së shpejti, siç paralajmëroi Tripunovski, do të vihet në funksion edhe aplikacioni i posaçëm mobil, përmes të cilit qytetarët do të mund t'i gjejnë më lehtë dhe të informohen për prodhimet bujqësore dhe përpunimet e tyre. ab/

Foto: Ministria e Bujqësisë

QËNDRONI TË LIDHUR