• e premte, 05 korrik 2024

Dy të lënduar pasi një veturë "BMV" është përmbysur në bulevardin "Marshall Tito" në Tetovë

Dy të lënduar pasi një veturë

Tetovë, 28 korrik 2023 (MIA) - Dy persona janë lënduar dje në Tetovë pasi vetura e llojit "BMV", me të cilën qarkullonin, ishte përmbysur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në bulevardin "Marshall Tito".

"Në Tetovë, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës, një veturë 'BMV' me targa të Tetovës e drejtuar nga personi L.Sh. (18) nga fshati Llacë, kishte humbur kontrollin ndaj veturës dhe ishte përmysur. Sipas informacioneve të para në aksident lëndime të rënda (fraktura në gishtat e dorës) ka marrë bashkëudhëtari V.I. (26) nga fshati i njëjtë, përderisa shoferi L.Sh. ka kaluar me lëndime në trup të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë", informoi SPB Tetovë.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Tetovë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR