Dy raste të reja me Kovid-19 në vend
- Dy raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar javën e kaluar - nga 24 deri më 30 mars, njoftoi pasdite Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Melahat Baftija
- 15:14, 1 prill, 2025

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Dy raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar javën e kaluar - nga 24 deri më 30 mars, njoftoi pasdite Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Janë testuar gjithsej 213 materiale në laboratoret ku zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-kov-2 (SARS-CoV-2), për 1,8 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
"Gjatë vitit 2025, përfundimisht me 30 marsin, janë regjistruar gjithsej 31 persona të sëmurë. Numri i personave të sëmurë në muajin mars të vitit 2025 është për tre më i vogël krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025. Gjatë vitit 2025, përfundimisht me 30 marsin, janë testuar gjithsej 3.973 materiale, në laboratoret ku zbatohet testimi molekular për praninë e SARS-kov-2 dhe në laboratoret - institucionet shëndetësore ku zbatohet testi antigjen i shpejtë", sqarojnë nga Instituti.
Rekomandohet ndjekja e masave bazike për parandalimin e Kovid-19 dhe sëmundje tjera ngjitëse respiratore. mb/
Foto: MIA