Gashi - Klakoçar Zupançiç: Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian
- Sllovenia mbetet mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimeve evropiane, theksoi në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp kryetarja e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Sllovenia mbetet mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimeve evropiane, theksoi në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp kryetarja e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi.
Klakoçar Zupançiq theksoi se në takimin me presidentin Gashi u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet vendeve tona, të cilat shënohen në radhë të parë me miqësi dhe solidaritet të ndërsjellë.
"Vendet janë partnerë shumë të ngushtë dhe bashkëpunimi bazohet në vlera të përbashkëta dhe partneritet të ndërsjellë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj euroatlantike dhe inkurajon iniciativat për të realizuar një zonë të përshtatshme ekonomike, një kornizë legjislative të përshtatshme dhe të drejtë, pasi këto janë dy elementë kyç të bashkëpunimit tonë. Jam e bindur se kjo tashmë do të theksohet në takimet tona si pjesë e programit të kësaj vizite. Besoj se do të gjejmë mundësi shtesë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, tha Klakoçar Zupançiç.
Kryetarja e Kuvendit Republikës së Sllovenisë theksoi se është përkrahëse e rëndësisë gjithnjë në rritje të demokracisë parlamentare dhe është e bindur se takimet e rregullta ndërmjet parlamenteve inkurajojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet.
Gashi ka falënderuar Slloveninë, e cila, siç tha, është mbështetëse e palëkundur e aspiratave tona për integrim në BE.
"Kontributi politik (si procesi Bërdo-Brioni dhe "non-paper" i vitit 2023), si dhe mbështetja teknike e Sllovenisë në forcimin e kapaciteteve administrative për harmonizimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së, konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet institucioneve tona dhe gatishmërinë e sinqertë të Sllovenisë për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor", tha Gashi, duke theksuar se ky moment paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve tona ndërparlamentare dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Edhe Gashi theksoi se në takim u konfirmuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, të cilat, siç tha ai, kanë qenë gjithmonë të forta, të karakterizuara me miqësi të sinqertë, bashkëpunim shumëdimensional, mbështetje të parezervë dhe përkushtim të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë. ls/
Foto: MIA