• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Koçan-Shtip në afërsi të fshatit Trkanje

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Koçan-Shtip në afërsi të fshatit Trkanje

Koçan, 7 mars 2025 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:00 në autostradën Koçan - Shtip, në afërsi të nënkalimit në drejtim të fshatit Trkanje.

Nga SPB - Shtip kanë bërë të ditur se në aksident kanë marrë pjesë dy vetura të pasagjerëve me targa të Koçanit. Nga plagët e marra të dy drejtuesit e automjeteve kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas njohurive të para nga terreni, aksidenti rrugor ka përfshirë një përplasje direkte mes një automjeti Volksvagen dhe një veture Pezho, ku një prej automjeteve ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Në vendngjarje ndodhet ekipi i njësisë zjarrfikëse territoriale nga Koçani, ndërsa ekipi i Stacionit Policor të Koçanit po kryen kontroll në vendin e aksidentit. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR