• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dy pacientë nga “Sh. Klimenti i Ohrit” transportohen në Serbi (video)

Dy pacientë nga “Sh. Klimenti i Ohrit” transportohen në Serbi (video)

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Edhe dy pacientë të tjerë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Sh. Klimenti i Ohrit” janë transportuar me automjete të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë.

Mjekët të cilët kanë qenë duke pritur me dy automjete të urgjencës nga Serbia për MIA-n thanë se po dërgohen në Spitalin ushtarak në Nish. Siç theksuan ata, edhe automjete të tjera vijnë nga Serbia në ndihmë.
Paraprakisht, edhe dy pacientë të tjerë janë transportuar me automjete në spitalin privat “Zhan Mitrev”. Nuk ka informacione zyrtare nëse të lënduarit dërgohen në Klinikën “Zhan Mitrev”. Sipas informacioneve nga familjarët e të lënduarve, madje të lënduarve u janë kërkuar pasaportat.

Foto: MIA


QËNDRONI TË LIDHUR