• e hënë, 19 janar 2026

Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në Shkup

Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në Shkup

Shkup, 17 janar 2026 (MIA) - Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në SPB Shkup pas sulmeve të pësuara fizike.

Në rastin e parë, dje në orën 09:20 në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga rrethina e Shkupit, denoncoi se në ditët e kaluara u sulmua fizikisht disa herë nga bashkëshorti i saj A.B. (48), i cili ndërkohë ia dëmtoi celularin dhe automjetin e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Në rastin e dytë, në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit denoncoi se më 10 janar në shtëpinë familjare në zonën e komunës së Petrovecit u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj K.J. (33), i cili përdori një send të fortë, e ndërkohë i bëri kërcënime edhe me një send të mprehtë. Më parë, sipas denoncimit, K.J. sulmoi fizikisht edhe vajzën e tyre të mitur.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR