Durmishi-Xhabarov: Po i hapim dyert për një lidhje më të fortë ekonomike me Azerbajxhanin
- Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pati takim me një delegacion zyrtar nga Republika e Azerbajxhanit, të kryesuar nga ministri i Ekonomisë Mikail Xhabarov, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:06, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pati takim me një delegacion zyrtar nga Republika e Azerbajxhanit, të kryesuar nga ministri i Ekonomisë Mikail Xhabarov, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
"Vizita juaj sot nuk është vetëm një gjest diplomatik, por një moment simbolik dhe thelbësor. Ky përvjetor është një rast për të kujtuar, por edhe mundësi për një vizion - për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe strategjik", theksoi ministri Durmishi.
Në kuadër të bisedimeve është potencuar edhe interesi për bashkëpunim në fushat e energjetikës, bujqësisë, turizmit, farmacisë, infrastrukturës dhe investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Ministri Durmishi porositi se ky takim paraqet një urë drejt korridorit jugor të gazit, drejt tregjeve të Kaukazit dhe drejt një të ardhmeje të përbashkët, të qëndrueshme dhe të ndërlidhur ekonomikisht.
"Jam i bindur se kjo është vetëm fillimi i një partneriteti të ri dhe më të fuqishëm", konstatoi ministri.
Foto: Ministri e Ekonomisë së Punës