• e hënë, 23 dhjetor 2024

Durmishi: Shporta vjeshtore dha rezultat, do të sjellim masa më rigoroze nëse muajin e ardhshëm çmimet rriten në mënyrë drastike

Durmishi: Shporta vjeshtore dha rezultat, do të sjellim masa më rigoroze nëse muajin e ardhshëm çmimet rriten në mënyrë drastike

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Shporta vjeshtore ka efekt, çmimet e prodhimeve janë ulur për pesë deri dhjetë për qind, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Masa skadon në fund të këtij muaji, ndërsa nëse ka rritje drastike të çmimeve, siç theksoi Durmishi, do të ndërmerren masa më rigoroze.

Ai përkujtoi se sipas shportës konsumatore, çmimet e ushqimit dhe pijeve në tetor janë më të ulëta për mbi 900 denarë.

"Muajin e ardhshëm presim sërish ulje të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare. Nëse shohim se tregtarët i rrisin çmimet, do të ndërmarrim masa më rigoroze", paralajmëroi ministri.

Sipas tij, me shportën vjeshtore ka edhe prodhime të cilat janë trajtuar pak apo fare si buka, qumështi, vaji ushqimor, por ka pasur edhe prodhime çmimet e të cilave janë ulur për mbi 10 për qind, si mishi, perimet, produktet e qumështit,...

"Vendimi i Qeverisë jep rezultat dhe kjo ndjehet në xhepin e qytetarëve", theksoi Durmishi.

Përmendi edhe se shporta vjeshtore së bashku me atë shkollore rerzulton me ulje të shpenzimeve të një familjeje për 3 000 denarë. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR