Durmishi: Mbyllëm me sukses rritjen e pagave në administratë, kërkesa e LSM-së më shumë politike se sa reale
- Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në intervistën për “Lajm” ka thënë se me marrëveshjen e fundit me 11 mijë administratorët përmbyllet një proces i rëndësishëm i rritjes së pagave për këtë kategori të administratës deri në 40 për qind.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:25, 13 shkurt, 2026
13 shkurt 2026
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në intervistën për “Lajm” ka thënë se me marrëveshjen e fundit me 11 mijë administratorët përmbyllet një proces i rëndësishëm i rritjes së pagave për këtë kategori të administratës deri në 40 për qind.
“Me marrëveshjen që e arritëm me dy kolegët tjerë ministra dhe kryeministrin bashkërisht me Sindikatat, arritëm që të përmbyllim procesin e gjithë administratës, apo 11 mijë administratorëve, pasi vitin e kaluar arritëm marrëveshje me Sindikatën e arsimtarëve, pastaj me punonjësit e shëndetësisë, policinë, punëtorët tjerë që bëjnë pjesë në administratë etj”, thekson Durmishi.
Me marrëveshjen e fundit që arrihet me Sindikatën e administratës, sipas tij përmbyllet gjithë procesi ku punëdhënësi është dmth, qeveria apo institucionet shtetërore, për këto tre vite të ardhshme deri në 40 për qind rritje lineare.
Sa i takon kërkesës së LSM-së për pagën minimale, sipas Durmishit kjo më shumë është politike se sa reale.
“Pasi në çdo vit harmonizohet paga minimale dhe janë po të njëjtët që kanë bërë marrëveshje me Këshillin ekonomiko- social dhe me qeverinë dhe punëdhënësin dhe ka një formulë që ata janë dakorduar. Në bazë të asaj formule apo ligji ne si qeveri qëndrojmë pas asaj që në mars do të bëhet publike se sa do jetë paga minimale”, ka thënë ministri Durmishi.
Foto: Arkivi i MIA-s
______________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.