• e hënë, 23 dhjetor 2024

Durmishi: Lëvizja Besa është e hapur për të gjitha partitë politike që synojnë ndryshimin e pushtetit qendror

Durmishi: Lëvizja Besa është e hapur për të gjitha partitë politike që synojnë ndryshimin e pushtetit qendror

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Lëvizja Besa si parti opozitare është e hapur për të gjitha partitë politike dhe bisedimet mund të ndodhin me të gjitha subjektet politike me një qëllim të vetëm të ndryshojnë pushtetin qendror. Ende është herët të themi se në cilin nivel do të jetë bashkëpunimi, theksoi Besar Durmishi, anëtar i Kryesisë qendrore të kësaj partie dhe kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

"Është normale dhe do të thosha se është një bashkëpunim me të gjithë ata faktorë apo të gjitha subjektet që janë në opozitë apo e ndjejnë atë. Është normale të ketë koalicione të ndryshme. Nuk do të thotë se është bërë koalicion as me Alternativën, as me ndonjë subjekt tjetër politik. Të gjitha subjektet politike synojnë që në procesin zgjedhor që do të vijë shumë shpejt, pra në zgjedhjet qendrore, të mund të maksimizojnë elektoratin dhe planin apo platformën që duhet të zbatojnë dhe realizojnë dhe e gjithë kjo do të arrihet me ardhjen në pushtet. Është normale që të ketë koalicione apo negociata të tilla me të gjitha subjektet, jo vetëm me Alternativën, por me të gjitha subjektet politike", theksoi Durmishi.

Ndryshe, kryesia qendrore e partisë poltiike Alternativa sonte do të mbajë mbledhje, ku pritet të shqyrtohet bashkëpunimi me Lëvizjen Besa.

"Kryesia qendrore e Alternativës nesër në mbrëmje do të takohet dhe do të diskutojë për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa. Kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë do të jetë në suaza t ë kuvendit, ndërsa për detajet do t'ju informojë pas përfundimit të takimit", deklaruan sonte për MIA-n nga Alternativa.

Alternativa në shkurt të këtij viti vendosi të dalë nga koalicioni qeveritar, pasi Aleanca për Shqiptarët mori vendim t'i bashkangjitet Qeverisë. sa/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR