Duhet të ndryshojmë sjelljen e papërgjegjshme të institucioneve individuale ndaj obligimeve për realizimin e buxhetit, thotë Dimitrieska Koçovska
- - Me kalimin e viteve vazhdimisht është folur për pensionistë fantom, për persona të siguruar fantom, por askush deri më tani nuk ka dhënë të dhëna. Pres që në periudhën në vijim fillimisht të bëhen auditime, për të parë gjendjen reale të fondit pensional, e pastaj mund mendoni se çfarë politike do të futni, thotë ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçovska.
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Me kalimin e viteve vazhdimisht është folur për pensionistë fantom, për persona të siguruar fantom, por askush deri më tani nuk ka dhënë të dhëna. Pres që në periudhën në vijim fillimisht të bëhen auditime, për të parë gjendjen reale të fondit pensional, e pastaj mund mendoni se çfarë politike do të futni, thotë ministrja e financave Gordana Dimitrieska Koçovska.
"Që të mund të merrno vendime të caktuara, ju duhet ta keni pamjen reale. Fatkeqësisht, në periudhën e kaluar, mund vetëm të konstatoj se asnjëherë nuk e kemi pasur pamjën reale. Tashmë kam komunikim të vazhdueshëm me ministrat, sepse po përgatisim buxhetin për vitin 2025, kemi diskutuar disa gjëra me ta dhe ajo që më shqetëson më shumë është papërgjegjshmëria e institucioneve individuale për mënyrën se si duhet t'i trajtojnë detyrimet e tyre dhe realizimin e buxhetit. Ne duhet të ndryshojmë të gjithë këtë dhe pikërisht në këtë drejtim Ministria e Financave tashmë po bën një plan dhe po fillon punën me Akademinë e Financave Publike, ku do të ketë leksione dhe trajnime të vazhdueshme për punonjësit në pjesën e financave në institucione, sepse realisht kemi keqkuptime të mëdha dhe më pas dalin detyrime për të cilat as nuk janë në dijeni. Shpesh përgjigja është se kështu ka qenë 30 vjet, këtë duhet ta ndryshojmë, të qëndrojmë në këmbë dhe të shohim pamjen reale dhe të gjejmë një mekanizëm për ta ndryshuar atë, thotë ministrja e Financave në pyetjen e një gazetari se a është qeveria duke punuar në drejtim të krijimit të politikave në periudhën në vijim për forcimin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe vetëqëndrueshmërisë së tij.
Sa i përket pensioneve, duke theksuar se është në përgjegjësinë e Ministrisë së Punës Sociale, apo siç quhet tani Demografisë dhe Rinisë, ajo theksoi se paratë në buxhet janë paraparë për pensionet e vitit të ardhshëm dhe theksoi se personat me pensionet më të ulëta janë pikërisht personat e periudhës së tranzicionit, të cilët kanë mbetur pa punë ose kanë pak stazh.
Lidhur me kërkesat e sindikatave për pagën minimale prej 450 euro, ajo tha se nuk do të komentojë paraprakisht për një çështje që do të shqyrtohet në seancën e parë të sotme të Këshillit Ekonomiko-social të udhëhequr nga ministrja e Ekonomisë dhe Punës, ku duhet të miratohen politika të caktuara. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s