• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Drejtoria e doganave: Këtë vit janë paguar 13,6 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, për 5 muaj janë parashtruar kallëzime penale për më shumë se tërë periudhën trevjeçare

Drejtoria e doganave: Këtë vit janë paguar 13,6 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, për 5 muaj janë parashtruar kallëzime penale për më shumë se tërë periudhën trevjeçare

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Vitin e kaluar janë paguar të ardhura prej 125 miliardë denarëve apo pothuajse shtatë miliardë denarë e gjysmë më shumë se në vitin 2023. Tendenca e rritjes së pagesave të të ardhurave vazhdoi edhe këtë vit me ç'rast në tremujorin e parë është relaizuar pagesë prej prothuajse 30 miliardë denarëve, apo në euro pothuajse 480 milionë euro apo 13,6 milionë euro më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. Me atë rast, të ardhurat nga Doganat janë më të larta për 15,6 për qind. Në bazë të kontrolleve të kryera dhe kontrolleve nga Sektori për kontroll dhe hetime janë paguar 20 milionë denarë, ndërsa janë sjellë edhe vendime për pagesë plotësuese në shumë prej 5,7 miliardë denarëve, tha sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski.

Këto mjete, tha në fjalimin me rastin e Ditës së Drejtorisë së doganave, do të thonë më shumë investime për projekte kapitale, për shkolla, spitale, rrugë, për ekonomi më konkurrente.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçovska e cila gjithashtu foli në ngjarje, i porositi doganierët se është jashtëzakonisht me rëndësi kontrolli i importit sepse atje, siç përmendi, ka probleme më të mëdha.

Sipas drejtorit të Doganave Nikollovski, shënimi i sivjetmë i Ditës së Drejtporisë së Doganave e tregon qartë rolin tonë në pagesën e të ardhurave në Buxhet dhe asgjësimin e krimit.

Ai posaçërisht e ceki punën e ekipeve doganore mobile.

Dogana, shtoi, krahas angazhimeve të përditshme për shkatërrim të krimit dhe korruspionit, punon edhe në digjitalizimin e punës doganore, si dhe në harmonizimin me sistemet e BE-së.

Ai me këtë rast i porositi të punësuarit, se do të sanksionohet çdo punë e paligjshme apo çfarëdo lloj malverzimi.

Ministrja Dimitrioska Koçoska tha se puna bashkëkohore doganore ka rol në mbrojtjen e ekonomisë së vendit.

"Drejtoria e doganave është një prej institucioneve kyçe për sistemin e financave publike. Është përgjegjëse për pagesë të një pjese të madhe të të ardhurave buxhetore për ç'shkak edhe nuk është rastësisht roje e interesave financiare të shtetit", tha Dimitrioska Koçovska, duke potencuar se prej fillimit të këtij viti ka rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga të dhlnat e importit që ishte trend edhe në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Lidhur me kontrollin e importit, përsëriti, doganierët duhet të jenë të përkiushtuar maksimalisht.

"Edhe një lutje për çdo doganier në vendkalimet kufitare dhe stacionet, e madje edhe brenda. Ju lutem, sado me rëndësi të jetë importi, akoma më me rëndësi është të kemi kontroll serioz të importit sepse atje kemi probleme më të mëdha. Importojnë, ndërkaq në të vërtetë kthejnë në vend dhe shesin në tregun e zi. Siç jeni të përkushtuar ndaj importit, njejtë, madje edhe më shumë përkushtojuni eksportit", nënvizoi ministrja. ab/

foto/video: МIА

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR