Drejtori i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar do ta vizitojë Parlamentin
- Drejtori i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, David Oberhuber sot do ta vizitojë Parlamentin.
- Post By Fami Bajrami
- 07:23, 26 maj, 2025
Shkup, 26 maj 2025 (MIA) - Drejtori i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, David Oberhuber sot do ta vizitojë Parlamentin.
Siç bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit, Oberhuber do të takohet me Bojan Stojanoskin, kryetar i Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.
Pas përfundimit të takimit do të ketë deklaratë për media nga Stojanoski dhe Oberhuber.
Foto: arkivi i MIA-s