Drejtori i QMK-së, Ali në panel diskutimin me përfaqësues të lartë të NATO-s në Sofje
- Me ftesë të Qendrës Euro-atlantike për koordinimin të reagimeve në rast të kakatastrofave, drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza (QMK), Muhamed Ali, sot merr pjesë në panel diskutimin me përfaqësues të lartë të NATO-s në Sofje. Ngjarja mbahet në kuadër të stërvitjes së NATO-s "BULLGARIA 2025".
- Post By Besnik Shuki
- 17:26, 9 shtator, 2025
Shkup, 9 shtator 2025 (MIA) - Me ftesë të Qendrës Euro-atlantike për koordinimin të reagimeve në rast të kakatastrofave, drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza (QMK), Muhamed Ali, sot merr pjesë në panel diskutimin me përfaqësues të lartë të NATO-s në Sofje. Ngjarja mbahet në kuadër të stërvitjes së NATO-s "BULLGARIA 2025".
Siç informoi QMK, në ngjarjen ka tre panele, për përgatitjen si lidhje e re për bashkëpunim, me theks në përforcimin e mekanizmave për parandalim dhe reagim me kohë në situata krize, për partneritetet në menaxhimin e krizave dhe ndërtimin e rezistencës, me rëndësi të theksuar në bashkëpunimin midis institucioneve kombëtare, organizatave ndërkombëtare dhe vendeve partnere, si dhe për kërcënimet informative dhe menaxhimin e krizave, me theks në rolin e sigurisë digjitale dhe përballjen me dezinformimin në situata krize.

Kjo ngjarje, siç thuhet në kumtesë, e konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, këmbimin e përvojave dhe avancimin e e mekanizmave kombëtarë dhe rajonalë për menaxhim me kriza. bsh/