• e hënë, 23 dhjetor 2024

Drejtori i BSP-së realizoi takim me delegacionin e policisë rumune

Drejtori i BSP-së  realizoi takim me delegacionin e policisë rumune

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Sasho Tasevski, sot   ka mbajtur takim pune me delegacionin e policisë  së Rumanisë, të udhëhequr nga inspektori i përgjithshëm, Benone Marian Matei dhe atasheun policor Marius Iorgulescu, informojnë pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i dy forcave policore, ndërsa u diskutuan mundësitë për thellimin e tij, si dhe hapjen e rrugëve të reja të komunikimit. 

"Inspektori i përgjithshëm, Matei theksoi përballimin e suksesshëm të policisë së Maqedonisë me sfidat e përditshme lidhur me migracionin, duke theksuar se përvojat e fituara në vitet e kaluara duhet të vlerësohen nga të gjithë në Bashkimin Evropian, ndërsa shprehu besimin se këto përvoja mund të ndahen me zyrtarët e policisë së Rumanisë. Në të njëjtën kohë, inspektori i përgjithshëm Matei ftoi drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Tasevski, të vizitojë Rumaninë për të përcaktuar temat me interes të përbashkët", shtohet në kumtesë.

 

Drejtori Tasevski shprehu gatishmërinë për shkëmbim të përvojave të fituara nga policia kufitare, për të mbajtur bashkëpunimin në nivel të lartë ndërmjet policisë së Maqedonisë dhe asaj të Rumanisë dhe theksoi se format e reja të kriminalitetit kërkojnë bashkëpunim të vazhdueshëm të bazuara në besimin reciprok.

 Foto: Ministria e Punëve të Brendshme

 

QËNDRONI TË LIDHUR