DPHM: nesër pasdite vende-vende moti do të jetë jostabil, shumë i nxehtë të mërkurën dhe të enjten, ndërsa më i freskët dhe me erë të premten
- Zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar për nesër pasdite parashikon Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Siç kumtoi, vende-vende proceset do të jenë më intensive.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:34, 14 korrik, 2025
Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar për nesër pasdite parashikon Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Siç kumtoi, vende-vende proceset do të jenë më intensive.
Më pas, në dy ditët në vijim (të mërkurën dhe të enjten), do të mbisundojë mot me diell dhe shumë i nxehtë dhe temperaturë maksimale deri 39 gradë, me vranësira të vogla mesatare lokale.
"Për shkak të depërtimit të shpejtë të masës më të freskët ajrore nga veriu, të premten moto do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pak më i frskët dhe me errë, me kushte për reshje lokale të shiut. Në ditët e fundjavës do të jetë stabil me rritje të temperaturave ditore. ab/
Fotо: МIА arkivi