DPA: Rubio tha se Trampi po e humb durimin me Putinin
- Presidenti amerikan Donald Tramp po e humb durimin me Rusinë derisa tenton të negociojë për armëpushim në Ukrainë, deklaruan sot për DPA-në burime të NATO-s.
- Post By Sara Ademi
- 17:07, 4 prill, 2025

Bruksel, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp po e humb durimin me Rusinë derisa tenton të negociojë për armëpushim në Ukrainë, deklaruan sot për DPA-në burime të NATO-s.
Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s u takuan në Bruksel për të dytën ditë të bisedojnë për përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, për shkak të qëndrimeve evropiane të Rusisë ekspansioniste dhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen e SHBA-së për Aleancën.
Aleatët e NATO-s bëjnë përpjekje të tregojnë se i dëgjojnë ankesat e Trampit për ndarje të padrejtë të ngarkesës në Aleancë, ndërsa në mënyrë efektive anashkalojnë përpjekjet e tij për të negociuar për marrëveshje paqësore me Moskën.
Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio ka thënë se Trampi me siguri nuk do ta pranojë taktikën e shtyrjes së presidentit rus për një kohë të gjatë, mësoi DPA nga pjesëmarrësit në takim.
Ai ka thënë se ndoshta është çështje javësh, ndërsa jo muajsh para se Trampi plotësisht ta humb durimin, thanë burimet.
Fillimisht mbeti e paqartë se si do të përgjigjeshin SHBA nëse Putini vazhdonte në të njëjtin kurs, me sanksione të reja ose ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën duke u konsideruar si opsione të mundshme.
Tramp me javë po përpiqet të negociojë për armëpushim në luftën në Ukrainë. Ndryshe nga Ukraina, Moska e hodhi poshtë propozimin për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor.
Disa aleatë evropian të NATO-s sot shprehën mirëkuptim që Trampi po e humb durimin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute sërish e lavdëroi Trampin për tejkalimin e "qorrsokakut" në luftën që e filloi Rusia më 24 shkurt të vitit 2022, duke thënë se "me të vërtetë është impresionuar se si amerikanët i udhëheqin ato biseda".
"Tani topi është në terrenin rus", shtoi ai. sa/
Foto: EPA