• e premte, 05 dhjetor 2025

Dorëheqje të udhëheqësisë dhe Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së me propozim të liderit të partisë

Dorëheqje të udhëheqësisë dhe Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së me propozim të liderit të partisë

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Udhëheqësia e LSDM-së dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv sonte dhanë dorëheqje me propozim të liderit të partisë Venko Filipçe. Nga LSDM njoftuan se dorëheqje parashtruan zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. 

Dorëheqjet i janë parashtruar Këshillit Qendror të partisë dhe liderit të partisë. 

"Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqësia e LSDM-së ka hapur hapësirë ​​për një kapitull të ri. Vijon një periudhë rifreskimi dhe forcimi të kuadrit, duke përfshirë njerëz të rinj, strukturë organizative, mobilizim të brendshëm, për forcë dhe energji të re për LSDM-në", thuhet në kumtesën e partisë.

Në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Qendror, Filipçe duhet të propozojë anëtarë të rinj për organet e partisë, ndërsa për funksionet, siç thonë nga LSDM do të zgjidhen personalitete më kompetente. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR