Donald Tramp vendos sanksione ndaj Gjykatës penale ndërkombëtare
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar urdhër ekzekutiv, me të cilin parashikohen sanksione kundër Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN).
- Post By Besnik Shuki
- 07:20, 7 shkurt, 2025
![Donald Tramp vendos sanksione ndaj Gjykatës penale ndërkombëtare](https://mia.mk/images/20250207072019_big_730x400_9.webp )
Uashington, 7 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar urdhër ekzekutiv, me të cilin parashikohen sanksione kundër Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN).
Urdhëri ekzekutiv i Trampit e akuzon GJPN-në për "veprime jolegjitime dhe të pabaza të orientuara kundër SHBA-së dhe aleatit të saj të afërt Izraelin" dhe për keqpërdorimin e autorizimeve të saj me "lëshimin e urdhërave të pabaza për arrestim".
"GJNP-ja nuk ka jurisdiksion në SHBA apo në Izrael", thuhet në dekretin, duke shtuar se Gjykata ka bërë "precedent të rrezikshëm" me veprimet e saj kundër dy vendeve.
Sipas shtypit amerikan, bëhet fjalë për masa të orientuara ndaj financave personale dhe vizat për personat e lidhur me procedurat që i filloi GJPN-ja.
Gjykata penale ndërkombëtare posaçërisht lëshoi urdhër për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, i cili u takua me presidentin amerikan të martën. bsh/