Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e vendeve-anëtare të GJPN-së me të cilën dënohen sanksionet amerikane ndaj gjykatës
- Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të vendeve-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me të cilën kritikohet vendimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj gjykatës, transmeton Ansa.
- Post By Melahat Baftija
- 20:22, 7 shkurt, 2025

Romë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të vendeve-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me të cilën kritikohet vendimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj gjykatës, transmeton Ansa.
Ndër 97 vendet-anëtare që nënshkruan deklaratën janë Franca, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në deklaratë theksohet se sanksionet e vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, "do të rrezikonin seriozisht të gjitha rastet aktualisht nën hetim, pasi GJPN-së mund t'i duhet të mbyllë zyrat e saj në terren". mb/
Foto: MIA