• e hënë, 23 dhjetor 2024

Donacion norvegjez prej 76 automjeteve ushtarake për Armatën

Donacion norvegjez prej 76 automjeteve ushtarake për Armatën

Shkup, 26 mars 2024 (MIA) - Norvegjia dërgoi 76 automjete ushtarake për Maqedoninë e Veriut. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 automjete të lehta këmbësorie janë ngarkuar dje nga porti Orkanger dhe do të transportohen me anije në Selanik, informoi Ambasada norvegjeze.

Me donacionin, e paralajmëruar në shtator 2023, siç informojnë nga Ambasada e Norvegjisë, do të pajiset një batalion i lehtë këmbësorie.

"Donacioni simbolizon rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të NATO-s ndërmjet vendeve anëtare. Aftësia e aleancës për t'iu përgjigjur një krize ose konflikti varet nga forca dhe solidariteti i të gjitha vendeve anëtare, jo vetëm nga një komb. Më 4 prill të këtij viti, aleanca NATO mbush 75 vjet. Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s në vitin 2020 dhe Norvegjia ka qenë anëtare e NATO-s që nga formimi i aleancës në vitin 1949. Të dyja vendet kanë një histori të gjatë të bashkëpunimit dypalësh dhe me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë në vitin 2020, bashkëpunimi është bërë edhe më i fortë, thuhet në kumtesën e Ambasadës norvegjeze.

Донацијата, стои во соопштението, е и индиректна донација за Украина, бидејќи Северна Македонија претходно донираше значителна количина опрема за Украина. Со норвешката донација, Северна Македонија ќе може повторно да надополни дел од опремата што ја подариле, посочуваат од амбасадата на Норвешка. аа/са/

Donacioni, qëndron në kumtesë, është gjithashtu një donacion indirekt për Ukrainën, pasi Maqedonia e Veriut më parë i dhuroi Ukrainës një sasi të konsiderueshme pajisjesh. Me donacionin norvegjez, Maqedonia e Veriut do të mund të plotësojë një pjesë të pajisjeve që i dhuruan, theksojnë nga ambasada e Norvegjisë. ls/

Foto: Mediabank.ntb

 

QËNDRONI TË LIDHUR