• e enjte, 17 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Doganat e vendosura nga SHBA-ja do të kenë efekt të vogël të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së vendit, ekonomia globale po hyn në pasiguri të madhe

Doganat e vendosura nga SHBA-ja do të kenë efekt të vogël të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së vendit, ekonomia globale po hyn në pasiguri të madhe

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Vendosja e tarifës së lartë doganore e SHBA-së ndaj vendit tonë do të ketë efekt indirekt para së gjithash ndaj industrisë automobilistike dhe petrokimike në vend, konsiderojnë disa nga ekspertët ekonomik në vend. Ata janë të mendimit se vendi merr pjesë me një përqindje shumë të vogël në importin e SHBA-së, por se ekonomia globale po hyn në një paqartësi të madhe që gjithsesi do të reflektohet edhe tek ne në pjesën e derdhjes së investimeve të huaja.

Sipas profesorit universitar, Trajko Sllavevski, bëhet fjalë për efekt të vogël të drejtpërdrejtë që vendi do ta kishte sepse marrim pjesë me një përqindje shumë të vvogël në importin e SHBA-së, pothuajse e parëndësishme, ndërsa nga ana tjetlr SHBA-ja është në vendin e 24-t të listës së partnerëve tanë tregtarë. Partnerët tanë strategjik siç është Gjermania, konsideron profesori Sllavevski, janë më shumë të prekur, e me atë gjithsesi do të reflektohet edhe ndaj ekonomisë tonë.

"Për ekonominë globale është shumë me rëndësi që hyjmë në një paqartësi të madhe, ndërsa paqartësia në njëfarë mënyre është vrasëse për biznesin sepse nuk mund të planifikojnë për gjashtë muaj, një vit.... por planifikojnë vite përpara. Kjo mund të reflektohet në derdhjen e investimeve të huaja, pozitën e investuesve të huaj tek ne, diaspora etj. Njëherit, hyrjmë në fazë në të cilën përfundimisht përfundohet globalizimi nga pikëpamja ekonomike", konsideron Sllavevski, duke shtuar se globalizimi ka pasur rëndësi të volitshme për shtetin tonë.

Drejtoresha ekzekutive e EOC Matriks dhe kryetare e Asociacionit evropian të biznesit, Katerina Boshkovski thotë se vendosja e doganave nga ana e administratës amerikane do të ketë impakt të konsiderueshëm posaçërisht ndaj vendeve anëtare të BE-së. ndërsa tek ne efektet do të jenë pak të prolonguara.

"Ajo që ndoshta është më simptomatike është thirrja e BE-së për një qasje të unifikuar, të bashkaur dhe prëgjigje ndaj këtyre tarifave, të cilat i vendosi ekonomia amerikane, që ndoshta është sfidë serioze për BE-në dhe sipas meje gofitje mës erioze, e cila e shkaktoi këtë vendosje të tarifabe ndaj BE-së. Sa do të ketë sukses BE-ja në atë, mbetet të shohim", tha Boshkovska.

Shton se ajo për të cilën ne duhet të punojmë është riorganizimi i brendshëm posaçërisht në pjesën e politikës tatiomore dhe fiskale.

"Por, mbetet të shohim. Sa i përket ekonomisë sonë, efektet do të jenë pak të prolonguara. Pres të jenë në perdiudhën e mëvonshme. por, ne duhet t'i theksojmë përparësitë tona si ekonomi dhe këtu të punojmë në riorganizim të brendshëm, posaçërisht në domenin e politikës tatimroe dhe fiskale", thekson Boshkovska.

Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e "Macedonia2025", konsideron se doganat e vendosura mund të çojnë drejt uljes së investimeve të ardhshme të mundshme nga diaspora jonë në SHBA.

"Përmenda se eksporti nuk është aq i madh - 110 milionë euro. Megjithatë, gjithsesi do të ndikojë ndaj disa kompanive të caktuara, nuk pres se kjo për mkomentin do ta ulte ardhjen e investuesve të huaj, por, do të thosha se më i madh është efekti indirekt, përkatësisht efekti që kompanitë tona e kanë përmes eksportit të prodhimeve të caktuara drejt BE-së, ndërsa më pas nga BE-ja drejt Amerikës. Gjithashtu mendoj se do të çojë drejt uljes së investimeve të ardhshme potenciale nga SHBA-ja, posaçrisht  flas për diasporën tonë nga SHBA-ja, e cila gjithnjë e më shpesh ka filkuar të hapë kompani të veta në maqedoni, të cilat në mënyrë primare kanë për qëllim eksportin në SHBA", thotë Mojsovska Bllazhevska.

Sipas ekspertëve ekonomik, shteti duhet t'i kërkojë zgjidhjet përmes dialogut strategjik me SHBA-në në mënyrë që të inicohet rishqyrtim i shkallës doganore dhe të kërkohet trajtim më i mirë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR