• e premte, 05 dhjetor 2025

Doganat amerikane për medikamente të importuara mund të arrijnë 250 për qind, deklaroi Tramp

Doganat amerikane për medikamente të importuara mund të arrijnë 250 për qind, deklaroi Tramp

Uashington, 5 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se doganat e planifikuara për produktet farmaceutike të importuara në vend mund të arrijnë 250 për qind, transmetoi Si-En-Bi-Si. Kjo është shkalla më e lartë me të cilën ai kërcënoi deri më tani.

"Do të fillojmë me shkallë të vogël". tha Tramp në një intervistë televizive, "por për një vit, një vit e gjysmë, do të ngritemi në 150 për qind, e më pas në 250".

Ai saktësoi se qëllimi kryesor është të ktheht prodhimi i medikamenteve në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Sipas Si-En-Bi-Si, presidenti vazhdimisht ka bërë kërcënime të këtilla, të cilat më vonë ishin zbutur apo anuluar. Në fillim të korrikut, ai kërcënoi me doganë prej 200 për qind për medikamente të importuara.

Administrata e tij filloi hetim në prill sipas nenit 232 të Ligjit për zgjerim të tregtisë nga viti 1962 (Ligji për zgjerim të tregtisë), i cili i mundëson presidentit të vendosë dogana për mbrojtje të sigurisë nacionale.

Tramp insiston se doganat do t'i inkurajojnë kompanitë farmaceutike ta kthejnë prodhimin e vet në territorin amerikan. Ky sektor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dukshëm u pakësua në dekadat e fundit. Në gjashtë mujat e fundit, kompani si "Eli Lili" dhe "Xhonson dhe Xhonson" paralajmëruan investime të reja në vend.

"Dëshirojmë medikamentet të prodhohen në vend", theksoi Tramp.

Javën e kaluar, ai u dërgoi letra 17 kompanive farmaceutike në të cilat u bëri thirrje të obligohen për masa për ulje të çmimeve deri më 29 shtator. Mes kërkesave të tij është sigurimi i listës së plotë të medikamenteve ekzistuese me çmim më të ulët që ofrohet në vendet e tjera të zhvilluara për çdo pacient në programin "Medikejd".

Tramp sot në intervistë për Si-En-Bi-Si tha se do të vendosë edhe dogana të reja për import të gjysmëpërçuesve dhe çipave - masë që do të vendoset "që javën e ardhshme".

"Do t'i kumtojmë doganat sepse dëshirojmë këto produkte të prodhohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksoi presidenti amerikan. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR