• e diel, 22 dhjetor 2024

Dogana sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin është zbuluar një bunker për fshehjen e mallit

Dogana sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin është zbuluar një bunker për fshehjen e mallit

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Drejtoria Doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin janë zbuluar bunkerë specialë të destinuar për fshehjen e mallit.

Siç inforojnë nga Drejtoria Doganore, rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc nga ana e inspektorëve doganorë të ekipit mobil të Sektorit për Kontroll dhe Hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit. Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për sekuestrimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana.  

"Bunkerë të posaçëm në sistemin ventilues të një minibusi me tabela regjistrimi të Shqipërisë, të projektuara posaçërisht për fshehjen e mallit janë zbuluar pas kontrollit të automjetit me të cilin është kryer transporti i jashtëligjshëm i pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel. Njëkohësisht, bunkerët e posaçëm të destinuar për kontrabandën e mallrave, në përpjekje për t'i fshehur ato, janë mbuluar me tapiceri", kumtoi Drejtoria Doganore.

 Siç thonë, ky është rasti i dytë brenda një jave i sekuestrimit të një automjeti të konstruktuar, përshtatur dhe modifikuar  posaçërisht me qëllim fshehjen e mallit.

Foto: Drejtoria Doganore 

 

QËNDRONI TË LIDHUR