• e hënë, 23 dhjetor 2024

Do të zgjidhet problemi me furnizimin ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike, paralajmëroi Mexhiti

Do të zgjidhet problemi me furnizimin ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike, paralajmëroi Mexhiti

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se problemi me furnizimin e ilaçit "Trikafta" për pacientët me fibrozë cistike do të zgjidhet, por derisa të arrijë ilaçi, siç tha,dDuhet të respektohen procedurat dhe ligjet. Konsideron se ilaçi do të mbërrijë para vitit të ri dhe shtoi se do të mundohen që kjo të bëhet sa më shpejt.

"Që në ditën e parë e dini se kjo ishte një “gështenjë e nxehtë”. U dakordova ehe me atë problem si ministër dhe si kabineti. Sollëm atëherë për tetë, plus për katër pacientë. Nuk kishte protokoll, nuk kishte komision dhe tashmë ka protokoll dhe komision. Ka pasur shpallje në "Gazetën Zyrtare" dhe e atë ka përfunduar. Kishim takime me përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike dhe shumë seriozisht, transparente, si për të gjitha problemet e tjera dhe po punojmë shumë për këtë problem", deklaroi Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve deri ku është furnizimi i ilaçit “Trikafta” për pacientët me fibrozë cistike.

Sipas tij, Qendra për Fibrozë Cistike në Spitalin e Fëmijëve Kozle është një hapësirë e zbrazët. "Duhen shumë mjete, po i sigurojmë dhe po mendojmë", deklaroi Mexhiti në Klinikën Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike, ku është hapur Qendra për Menaxhimin e Obezitetit.

Mexhiti informoi se profesorët dhe ekspertët deri më 20 korrik do të kenë numrin e saktë të pacientëve të cilët që do të duhet të përfshihen. Ai pret që komisioni i ekspertëve t'i thotë saktësisht se sa pacientë duhet të përfshihen në të ardhmen dhe të respektohen procedurat publike, furnizimet që të sigurohet për ata pacientë "Trikafta".  

 "Garantoj se problemi do të zgjidhet dhe do të jetë një nga qendrat më moderne. Do të ketë një repart të veçantë për fëmijët dhe një repart të veçantë për të rriturit, të cilët do të trajtohen aty. Ka një kërkesë nga Kozle si institucion sekondar shëndetësor që të jetë shëndetësi terciare, do të thotë si klinikë. E shqyrtojmë mundësinë që ato të trajtohen në mënyrën më adekuate dhe që Qendra të ketë nivelin që meriton", deklaroi Mexhiti. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR