• e diel, 06 tetor 2024

Do të rikonstruktohet Spitali Special i Nefrologjisë në Strugë

Do të rikonstruktohet Spitali Special i Nefrologjisë në Strugë

Strugë, 1 mars 2023 (MIA) - Me mjete nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Agjencia zvicerane dhe Komuna e Strugës do të rikontruktohet Spitali Special i Nefrologjisë në Strugë. Marrëveshjen për rikontsruimin sot e nënshkruan ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtoresha e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, Mirjana Llozanoska.

Projekti, siç sqaroi Llozanoska, parasheh objekt efikas energjetik në ndërtesën kryesore dhe në fund të objektit të liqenit të quajtur "holidej dializa", për çka janë paraparë 24.134.166 denarë.

"Në objektin qendror do të ndërrohet zdrukthtaria dhe do të vendosen llamba kursyese. Gjithashtu është planifikuar instalimi i një sistemi  për furnizim me oksigjen në tri dhoma për hemodializë dhe në tri dhoma në kujdes intensiv, instalimi i sistemeve për ujë të ngrohtë sanitar dhe fotovoltaikë, si dhe blerjen e një agregati. Në objektin 'holidej dializa', i cili është afër liqenit gjatë rrugës, bëhet rikonstruksion i plotë, çati, zdrukthtari, fasadë, dysheme, mure. Aty vendoset ngrohje dhe klimë, instalimi i mbrojtjes nga rrufeja, por kemi edhe blerjen e aparateve për hemodializë", theksoi Llozanoska.

Ministri Penov vlerëson se me rikonstruksionin, i cili sipas tij, bëhet 60 vjet pas ndërtimit të Spitalit Special të Nefrologjisë, do të rritet kapaciteti prej 200 në 1.000 pacientë në vjet.

"Spitali Special i Nefrologjisë në Strugë është një projekt i madh për rajonin. Objekt me reputacion të lartë në të kaluarën, dhe për shkak të viteve, mund të them në disa zona edhe  rrënuar. Për të ruajtur reputacionin dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrojnë këtu mjekët dhe infermierët për të mundësuar vazhdimin e kushteve logjistike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me Qeverinë zvicerane, dhuron mjete për rindërtim", theksoi Penov.

Për drejtorin e spitalit, Aleksandar Poposki, rikonstruksioni do të nënkuptojë shumë për të ardhmen e pacientëve dhe qytetarëve të cilat i shfrytëzojnë shërbimet.

"Shpresoj në bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm nga të gjitha anët, në radhë të parë nga mediat, nga ministritë e shëndetësisë dhe të vetëqeverisjes lokale dhe nga organizata komunale, që të gjithë së bashku të bëjmë shumë më mirë dhe shumë më tepër. Vazhdoj të shpresoj në projekte të ardhshme që do të sjellin të mira për qytetarët, për zhvillimin e turizmit shëndetësor, për dializën dhe për përmirësimin e kushteve të pacientëve që janë në dializë tek ne", tha Poposki.

Spitali, theksoi, disponon me kuadrin e nevojshëm mjekësor, ndërsa me përmirësimin e kushteve pret që do ta ruajë imazhin, por edhe se do të përmirësohet.

Projekti për rikonstruksionin e Spitalit Special të Nefrologjisë realizohet përmes Qendrës së Zhvillimit të Rajonit Planor Jugperëndimor dhe për realizimin e tij 48 për qind e mjeteve sigurohen përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Agjencia Zvicerane merr pjesë me 37 për qind, Spitali dhe Komuna marrin pjesë me 15 për qind. fc/

Fotografitë: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR